
Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (LSDM) në opozitë reagoi sot ashpër ndaj deklaratës së mbrëmshme të ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila, në një paraqitje televizive, tha, ndër të tjera, se nuk ka shkop magjik për të zgjidhur problemin e inflacionit.
Reagimi i LSDM-së u përcoll në një konferencë për shtyp nga zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, e cila kritikoi akuzat e ministres dhe tha se vetëm në një vit të qeverisjes së OBRM-PDUKM-së, Maqedonia është futur në pasigurinë më të madhe ekonomike ndonjëherë, ku çmimet po rriten, pagat janë në stagnim dhe fuqia blerëse e qytetarëve po bie.
Ministrja e Financave Koçoska thotë se qeveria ‘nuk ka shkop magjik’ për inflacionin.
“Ky është vetëm një justifikim. Qeveria nuk është aty për të justifikuar veten duke u luksuar në shpinë të popullit, por për të marrë masa”, tha Kuzeska.
Siç deklaroi ajo, të gjitha vendet në rajon, përfshirë Serbinë, Bullgarinë, Kroacinë, kanë masa dhe ndërhyrje në kohë për çmimet dhe inflacionin, ndërsa në Maqedoni qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.
Deklaratën e ministres se nuk ka shkop magjik për t’u përballur me inflacionin, Kuzeska e vlerësoi si kulmin e paaftësisë dhe do të thotë se qeveria aktuale nuk ka as plan dhe as vullnet për të ndihmuar qytetarët./Telegrafi/
The post Kuzeska: Të gjitha të dhënat tregojnë se qytetarët jetojnë më vështirë dhe më varfër appeared first on Telegrafi.