Në PE, ekziston një praktikë kur në një vend të caktuar vijnë procese të rëndësishme – zgjedhje, referendume, vendime të rëndësishme kushtetuese, si në rastin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mos dërgohen misione apo të shkruajnë raporte për të mos ndikuar proceset e brendshme në vend. Kështu e ka shpjeguar për “BTA” eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE, Ilhan Kyuchyuk, kërkesën e tij që Komisioni për Punë të Jashtme të PE të shtyjë miratimin e raportit për progresin e vendit tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur se pse supozohet se raporti do të reflektojë keq për proceset në vend, Kyuchyuk iu referua edhe përvojës bullgare.

“Çdo raport i nënshtrohet interpretimit. Pushtetarët thonë se është mirë dhe kundërshtojnë progresin e raportuar në pjesë të tij, sipas opozitës “ky është raporti më i keq”. Një gamë e gjerë temash janë të pranishme në një dokument të tillë. Dhe raporti për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk i referohet vetëm marrëdhënieve dypalëshe. Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut, miratimi i amendamenteve të Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve dhe komuniteteve në ligjin bazë është një temë jashtëzakonisht e ndjeshme. Mendoj se është më mirë të miratohet raporti për përparimin e vendit kur horizonti para tyre të bëhet më i qartë,” tha Kyuchyuk.

Kyuchyuk qëndroi në Shkup, ku u takua me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe me zv. kryeministrin, Artan Grubi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kyuchyuk: Do të ishte e logjikshme raporti i progresit për RMV-në të miratohet pas qartësimit për ndryshimet kushtetuese shkruan Telegrafi.