Unë besoj se BE do të konfirmojë perspektivën e qartë për Ballkanin Perëndimor në Samitin në qershor, nga i cili të rinjtë do të përfitojnë më shumë, tha eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk, raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian.

Sipas tij, Maqedonia dhe Shqipëria duhet të shkojnë në një paketë.

“Të gjithë humbin nga një mosmarrëveshje e tillë, si Maqedonia, Bullgaria dhe vetë BE. Ekziston një deficit i besimit, ne duhet të kthehemi në atë që krijon besim, dhe kjo është Marrëveshja e vitit 2017”, tha Kyuchyuk për “Sitel”./Telegrafi/

Kyuchyuk: Maqedonia dhe Shqipëria duhet të shkojnë në një paketë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";