Me rritjen e temperaturave, shfaqja e gjarpërinjëve edhe në zonat e banuara mbetet një problematikë e madhe.

Pothuajse rreth një muaj më parë filluan të paraqiten rastet e para të prezencës së zvarranikëve nëpër objekte banesore në qytetin e Tetovës e një problematikë te ngjajshme e kanë dhe banorët e qytetit të Shkupit, konkretisht të lagjes Hipodrom 2.

Ata kanë raportuar tek mediat e Shkupit se përshkak të barit të lartë në disa zona të vendbanimit, gjarpërinjtë janë shtuar dukshëm në numër.

Një banore e lagjes, Irena Kunoska-Mihajlova, ka vërejtur në mes të rrugës një gjarpër, i cili pas vetes kishte lënë lëkurën e tij të cilën sapo e kishte ndërruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa një banore tjetër për mediumin Veçer.mk ka deklaruar se një gjarpër i ka rënë shumë pranë karrocës së fëmijës nga druri lartë në vendin ku ajo ishte ulur në ulëse për të pushuar.

Banorët e Hipodromit si asnjë vit tjetër janë të frikësuar dhe apelojnë që komuna e Gazi Babës të marrë masat e duhura.

Një problem i ngjashëm me zvarranikët ka edhe në lagjet tjera të Shkupit.

Lagjet e Shkupit në hall nga gjarpërinjtë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";