LAMM: Deri në 30 minuta pritje në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për hyrje dhe dalje nga vendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare të tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement

The post LAMM: Deri në 30 minuta pritje në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për hyrje dhe dalje nga vendi appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy