Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër disa vende në rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 40 minuta, përderisa në vendkalimin kufitar Bogorodicë në anën e Maqedonisë së Veriut pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.