LAMM: Fluks i shtuar i automjeteve, në Tabanocë pritje rreth 45 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me ardhjen e bashkëatdhetarëve në pikat e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë së Veriut është rritur dukshëm fluksi i automjeteve.

Në Tabanocë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare të vendit, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Siç informon LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është shtuar.

Advertisement

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post LAMM: Fluks i shtuar i automjeteve, në Tabanocë pritje rreth 45 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy