
Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.
“Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë koha e pritjes në “Bogorodicë” është 20-30 minuta, në Tabanoc 20-30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, kumtoi LAMM.
LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
The post LAMM: Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc koha e pritjes është deri në gjysmë ore appeared first on Telegrafi.