
Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Tabanoc” nga ana e jonë pritet prej 20 deri 30 minuta, ndërsa në venkalimet tjera nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
The post LAMM: Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në 30 minuta appeared first on Telegrafi.