Komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Nga atje thonë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

“Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e rritur e automjeteve, por në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM..

Nga LAMM u rekoamndojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post LAMM: Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e rritur e automjeteve në vendkalimet kufitare appeared first on Telegrafi.