LAMM: Shkaku i zjarrit në “Jasen”, rruga rajonale Makedonski Brod-Shkup ende e mbyllur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende është e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, informon LAMM.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), me zjarrin është përfshirë pylli i përzier.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angelov mbrëmë kumtoi se në shuarjen e zjarrit janë përfshirë ekipet e NP “Pyjet Nacionale” dhe NP “Jasen” dhe Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (NJTZ). Për shuarjen, përmendi Angelov, përdoren të gjitha burimet e mundshme.

The post LAMM: Shkaku i zjarrit në “Jasen”, rruga rajonale Makedonski Brod-Shkup ende e mbyllur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy