Lidhja Europiane për Ndryshim në një kumtesë për media thotë se me shqetësim po ndjek fushatën e BDI dhe Këshillin gjyqësor për shkarkimin e Besa Ademi nga pozita e kryetares së Gjykatës Supreme.

Nga LEN thonë lufta për shkarkimin e zonjës Ademi ka për qëllim kthimin e Gruevskit dhe amnestimin e plotë të tij.

Ata thonë se “strategjia per komprometimin e Ademit është prodhuar në ministrinë e propagandës të Artan Grubit, ndërsa fushata realizohet përmes portaleve-fantome të cilat e kanë selinë në po këtë minisitri.

“Paralajmërimet e sotme për shkarkimin e zonjës Ademi nga posti i Kryetares së gjykatës konfirmojnë se Lidhja Europiane për Ndryshim kishte te drejtë – se presioni politik është i drejtuar nga qeveria tek gjykata supreme, si pengesë e fundit për kthimin e Gruevskit. Kishim të drejte kur pyetëm a po përgatitet kthimi i Gruevskit me ndihmen e BDI, kishim te drejtë kur alarmuam për presionet politike nga BDI drejtuar kundër Besa Ademit!”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ideatori dhe ekzekutori i kthimit të Gruevskit – BDI, sot ka dëshmuar edhe një herë se ajo që dikur ishte parti politike e udhëhequr nga idealet, sot është kthyer në strukturë parapolitike e udhëhequr nga intereset, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Duke u kthyer në sponzor të shkarkimit të Besa Ademit, BDI ka konfirmuar pretendimet tona se sot në Maqedoninë e Veriut, një shqiptar mund të përparojë vetëm si i dëgjueshëm i pushtetit dhe servil i BDI-së, jo për shkak se është i kualifikuar, i aftë, i ditur!”.

“Në kohen e masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, shqiptarët të cilët nuk e kishin refuzuar dëgjueshmërinë pushtetit quheshin ‘shqiptarë të ndershëm’. Duke e luftuar Besa Ademin, BDI po na kujton se ‘shqiptari i ndershëm’ nuk eshte zhdukur! ‘Shqiptari i ndershëm’ sot është kudo ku BDI ka instaluar njerëzit e vet që punojnë për partinë, jo për popullin”, thonë nga LEN./Telegrafi/

The post LEN: BDI po rikthen komunizmin dhe konceptin e “shqiptarëve të ndershëm” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";