Lënda për zjarrin në diskotekën “Pulse” do të kalojë nën kompetenca të Gjykatës Penale të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lënda në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls”, e formuar nga Prokuroria Themelore Publike – Koçan, sot u transferua nga Gjykata Themelore Koçan në Gjykatën Themelore Penale Shkup, në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të RMV-së, me të cilin përcaktohet se gjykata e Shkupit është kompetent për të vlerësuar aktakuzën.

Siç kumtuan nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, Gjykata Themelore Penale e Shkupit është përcaktuar si kompetente për procedurën, dhe në këtë drejtim, aktakuza e paraqitur, në përputhje me sistemin AKMIS, do t’i shpërndahet një këshilli për vlerësimin e aktakuzës, i cili më pas do t’ua dorëzojë aktakuzën të akuzuarve, pas së cilës fillon të ecë afati ligjor për ankesë të të njëjtës.

“Pas përmbushjes së kushteve të parapara për veprim, këshilli do të caktojë një seancë për të vlerësuar rezultatin, palët dhe opinioni do të njoftohen me kohë”, qëndron në kumtesën nga Gjykata Penale.

Nga atje kujtojnë se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vepruar sipas propozimit të Gjykatës së Apelit në Shtip, ka vendosur që Gjykata Themelore Penale në Shkup të jetë kompetente për të vepruar për lëndën konkrete, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të gjyqtarëve penalë në gjykatat në Shtip dhe Strumicë. Vendimi është marrë në bazë të një analize të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, si dhe kompleksitetit dhe interesit publik të lëndës dhe në të theksohet nevoja për gjyqtarë me përvojë të cilët do të sigurojnë procedura efikase, profesionale dhe ligjore.

Advertisement

Sipas aktakuzës, 34 individë dhe tre persona juridikë të akuzuar për zjarrin në diskotekën “Puls” akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë publike.

Midis të akuzuarve janë pronarë të lokalëve, menaxherë, inspektorë, kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe nëpunës civilë.

Për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme, procedura ndërpritet për 11 persona, përfshirë dy ish-ministra.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars të këtij viti, humbën jetën 62 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, ndërsa mbi 200 janë lënduar.

Advertisement

The post Lënda për zjarrin në diskotekën “Pulse” do të kalojë nën kompetenca të Gjykatës Penale të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy