“Kompetenca e BE-së është paraparë me marrëveshje për themelimin e saj dhe atje nuk ka asgjë për kontestet historike. Në procesin e anëtarësimit duhet të vlerësohen vetëm çështjet në kompetencë të BE-së”.

Këtë e tha sot presidenti e Letonisë Egills Levits, pas takimit me presidentin e RMV-së Stevo Pendarovski. Levits, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, e ka përkrahur vendin për të hapur negociatat me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kompetenca e BE-së parashikohet nga marrëveshja për themelimin e BE-së dhe aty nuk do të gjeni asgjë për mosmarrëveshjet historike. Nëse shikoni procesin e anëtarësimit, atëherë duhet të vlerësohen vetëm çështjet që janë nën kompetencën e BE-së. Nuk është BE ajo që duhet të vendosë për këtë. Ne jemi të gjithë demokraci dhe në procesin e pranimit, mosmarrëveshjet historike duhet të lihen mënjanë”, tha Levits.

Ndërsa presidenti Stevo Pendarovski, përkujtoi se tani, pasi RMV është anëtare e NATO-s, bashkëpunimi mes dy vendeve është zgjeruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në kuadër të vizitës, krahas takimit ndërmjet presidentëve Pendarovski dhe Levits, u mbajt edhe takim plenar i delegacioneve zyrtare të Maqedonisë dhe Letonisë.

The post Levits për hapjen e negociatave RMV – BE: Çështjet historike duhet të lihen anash appeared first on Telegrafi.