Lëvizja Besa ka reaguar ndaj pohimeve të BDI-së, nga ku thonë se Komuna e Tetovës nuk është përgjegjëse për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit.

“BDI pasi planifikoi të gjitha aktivitetet për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit, dëshiron që fajin t”ja vë Lëvizjes Besa. Njëjtë sikur ua vendosnin fajin shqiptarëve kur i rrihnin nxënësit nëpër autobusë, për rastin “Alfa”, rastin “Monstra”, Kalanë dhe shumë raste të tjera. Imagjinoni, BDI ka aranzhuar gjithë aktivitetin, duke u koordinuar me Gruevskin, duke e planifikuar me Vuçiqin e duke e zbatuar me Zaevin e Kovaçevskin.

Lexo po ashtu
BDI: Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit, marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe Besës

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BDI mendon se qytetarët harrojnë se ajo bashkë me OBRM-PDUKM-në qeverisi për dhjetë vite, ku e bashkë planifikuan projektin “Shkupi 2014”, kryqet nëpër gjithë fushat e kodrat e Maqedonisë dhe pasi i realizuan një pjesë të këtyre skenarëve edhe me LSDM-në dëshirojnë që fajin t”ja vendosin Lëvizjes Besa.


Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
BFI kundërshton kryqin në Kodrën e Diellit: Nxit tensione ndërfetare dhe ndëretnike

Ne si Lëvizja Besa deklarojmë me përgjegjësi më të lartë se nuk kemi asnjë lidhje me vendosjen e kryqit dhe nuk do e pranojmë vendosjen në Kodrën e Diellit. BDI të jap llogari, se çfarë plane tjera bën me Gruevskin dhe Vuçiqin?”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga atje shtojnë se BDI nuk ka të drejt të shet moral, sepse i doli në shesh loja dhe del qartë se “prostituta” po na shet moral./Telegrafi/


Lexo po ashtu
Komuna e Tetovës: Kryqi në Kodrën e Diellit është vendosur pa leje

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lëvizja Besa: BDI skenarët e orkestruara vet po mundohet t’ia mvesh Lëvizjes Besa shkruan Telegrafi.