
Përfaqësuesi i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, sot pas panelit me diskutim në temën “Ndikimi negativ i kazinove dhe lojërave të fatit në familje dhe përballja me këtë fenomen devijues”, deklaroi se ato janë po heqes së kazinove në vend.
“Nëpërmjet debatit publik për kazinot dhe krediteve të shpejta dalin përfudnime mjaft të interesante si të ndalohen këto devijime dhe pasojat e tyre, siç janë dhuna në familje, ndarja e martesave, humbja e pasurisë etj. Kjo më bind edhe më shumë që të ngulmojmë në këtë proces dhe të kërkojmë mbylljen e plotë të kazinove”, tha Mexhiti.
Me vite po flitet se kazinot duhet të jenë në largësi prej 500 metra nga shkollat dhe kopshteve, dhe siç tha Mexhiti, Ministria për Financat vazhdimisht jep licenca për rrjetet e reja të kazinove, hap tendera të rinj për blerjen e pajisjeve të kazinove dhe miraton shoqëritë financiare që japin kredi të shpejta.
“Këto ditë ishim prezent në një teatër në Komisionin për Çështje Evropiane, me në krye Ademi, ku flitet sesi kazinotë duhet të vendosen 500 metra larg shkollave dhe kopshteve dhe në thelb u japin licenca rrjeteve të reja të kazinove, dhe atë pikërisht, nga departamenti i udhëhequr nga BDI, nga ish-bashkëpunëtorët e mi, licencat e të cilëve u jepen nga Ministri i Financave. Drejtori i Lotarisë hap çdo ditë tenderë të rinj për blerjen e pajisjeve të kazinosë. Po ashtu, fatkeqësisht ka edhe kredi të shpejta që janë legalizimi i fajdeve, nuk shkon sipas standardeve të Bankës Popullore, sepse ka kritere strikte, por direkt me pëlqimin e ministrit të Financave”, tha Maxhiti pas panelit të sotëm.
E mbështesim ligjin për distancomin të kazinove, përderisa Mexhiti, por gjithësi në ndërkohe jepen licenca për të përdorur kazinout në mënyrë online. Ai theksoi se dhe sugjerimi i Aleancës për Shqiptarët i cili parashikon kazino të ketë vetëm në hoteleri me pesë yje, por siç tha Lëvizja Demorkatike thotë se do të insistoj për heqjen e plotë të kazinove në vend.
The post Lëvizja demokratike mbron heqjen e plotë të kazinove në vend appeared first on Telegrafi.