Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare.
Ligji u miratua me shumicë prej 80 votave “për”. Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, thotë se nga shtatori, të gjithë nxënësit do të gëzojnë të njëjtat të drejta, duke e bërë arsimin gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë nxënësit.
“plenare me 80 vota PRO u miratua Ligji për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare. Nga shtatori, të gjithë nxënësit do të gëzojnë të njëjtat të drejta, duke e bërë arsimin gjithëpërfshirës dhe të barabart për të gjithë nxënësit”.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe respektimit të lirisë së besimit në vendin tonë!”, ka shkruar deputetja Saliu.
Ndryshe, me këtë ligj, nxënësit e shkollave fetare do të kenë mundësi të vazhdojnë fakultetin në drejtime të ndryshme, gjë që më parë ishte e pamundur, pasi diploma e tyre nuk njihej nga institucionet e arsimit të lartë./Telegrafi/
The post Ligji për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare miratohet në Kuvend appeared first on Telegrafi.