Ligji për përfaqësim adekuat, Minçev: Përfaqësimi i drejtë do të rregullohet me akte nënligjore, pasi të merret mendimi nga Komisioni i Venecias

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk është e drejtë që për një zgjidhje të re ligjore dhe thelbësore të thuhet dhe të parashikohet se nuk do të ketë përdorim të saj. Ligji është përfunduar dhe pasi të merret përfundimi dhe qëndrimi nga Komisioni i Venecies, ai do të paraqitet para deputetëve, tha sot Goran Minçev, ministër i Administratës Publike në përgjigjen e pyetjes nga deputeti Elmi Aziri për propozim ligjin për përfaqësim të drejtë.

Aziri i cili është pjesë e koalicionit të Frontit evropian, nga foltorja e Kuvendit tha se ligji në formën që po e propozon qeveria nuk do të kalojë. Ai në pyetjen e tij vlerësoi se ligji ka mangësi dhe vuri në dukje se nuk është vënë në shqyrtim para deputetëve me qëllim që të mos mund të bëhen amendamente, pasi, siç tha ai, fillimisht ishte dërguar për mendim në Komisionin e Venecias.

Sipas Minçevit, përfaqësimi i drejtë do të rregullohet me akte nënligjore pasi të merret mendimi nga Komisioni i Venecias.

Ministri Minçev në seancën për deputetët, theksoi se para se të merrte postin e tij, mjeti “balanser” nuk ishte në përputhje me dispozitat ligjore, dhe gjatë seancës së mëparshme të qeverisë, BDI-ja shprehu vërejtjen se “balanseri” si mjet për përfaqësim të drejtë, keqëpërdorej dhe i kishte skaduar afati.

Advertisement

“Përfaqësimi i drejtë i grupeve etnike është një kategori kushtetuese, sipas Marrëveshjes së Ohrit. Nga kjo nuk ka shpëtim dhe kjo do të zbatohet. Si qeveri kemi dhënë fjalën se pas heqjes së “balanserit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të nxitojmë me një zgjidhje të re dhe të shmangim keqëpërdorimet. Kemi thënë se do të veprojmë ngadalë dhe seriozisht”, tha Minçev, në seancën për pyetje deputetësh.

Sipas ministrit Minçev, metodologjia do të jetë temë diskutimesh, ku do të shqyrtohet nëse ajo do të bëhet pjesë e ligjeve ekzistuese apo në një ligj të ri.

The post Ligji për përfaqësim adekuat, Minçev: Përfaqësimi i drejtë do të rregullohet me akte nënligjore, pasi të merret mendimi nga Komisioni i Venecias appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy