Limani: Fillojnë punimet për tre projekte infrastrukturore në Gostivar, ishin pezulluar përkohësisht shkaku i ardhjes së mërgimtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani tha se pas një ndërprerje të punimeve për shkak të fluksit të mërgimtarëve, punimet infrastrukturore do të vazhdojnë.

Ai tha se punimet fillojnë në tri projekte tek të cilët do të punohet në mënyrë të vazhdueshme.

“Këtë javë deri në fund të javës, do të fillojmë me dy-tre projekte infrastrukturore, edhe atë në rrugë ‘Pançe Popovski’. Me rikonstruim do të fillohet edhe në dy rrugët në ‘Mara Ugrinova’ te stacioni i autobusëve. Në fillim të shtatorit do të vazhdohet edhe me bulevardin, pjesë të cilën e ndalëm për shkak të ardhjes së mërgimtarëve”, tha Limani.

Ai po ashtu theksoi se do të punohet në rrugën te varrezat e fshatit Çegran dhe në Banjicë të Epërme.

Advertisement

“Në shtator po ashtu do të fillojë rruga tek varrezat në fshatin Çegran, disa rrugë në fshatin Banjicë e Epërme që duhet të rikonstruohen pas realizimit të kanalizimit fekal”, u shpreh Limani.

The post Limani: Fillojnë punimet për tre projekte infrastrukturore në Gostivar, ishin pezulluar përkohësisht shkaku i ardhjes së mërgimtarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy