minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
“Lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit”, Qeveria miraton masa për mbrojtje nga temperaturat e larta - Struga.info


“Lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit”, Qeveria miraton masa për mbrojtje nga temperaturat e larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e RMV-së njofton se në seancën e sotme online, pas informimit për temperaturat e larta në të cilat ndodhet vendi, ka miratoi disa rekomandime dhe masa.

Qeveria ka vendosur që gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare të lirohen nga detyrat e punës në periudhën prej datës 12.07.2024 (e premte) deri më 18.07.2024 (e enjte).

“Gjithashtu, në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera fizike në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00”.

“Njëkohësisht në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim që kopshtet të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11 deri në orën 17:00. Gjithashtu, Qeveria u rekomandon njësive të vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe qendrave për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit që t’u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë, dhe duke pasur parasysh se Prodhimi i rrezikshëm dhe proceset teknologjike mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë”.

Advertisement

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi monitoron situatën lidhur me temperaturat e larta të motit dhe për këtë me kohë ndërmerr masat e duhura për mbrojtjen e popullatës”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

The post “Lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit”, Qeveria miraton masa për mbrojtje nga temperaturat e larta appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy