Listës së zezë amerikane pritet t’i shtohen edhe emra tjerë. Edhe pse mezi pret t’i sheh këta emra, megjithatë, zv.kryeministrja për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska thotë se është detyrë e institucioneve të vendit që të veprojnë.

“Emrat që deri tani janë publikuar i kuptoj vetëm si hyrje në procesin e mëtejshëm, megjithatë prapë do të them se detyra kryesore e shtëpisë është e jona. E institucioneve, e liderëve tanë, e të gjithë neve që në të gjitha mënyrat e mundshme të tregojmë se mundemi dhe kemi kapacitet të ndërtojmë një shoqëri dhe institucione që mund të ballafaqohen me çfarëdo problemi”, tha Sllavica Gërkovska, zv.kryeministre për Qeverisje të Mirë.

E duke qenë se i fundit që iu shtua listës së zezë për korrupsion të lartë është Ramiz Merko, për të u pyet edhe Izet Mexhiti si ish bashkpartiak i tij. Në “Summer Click” në TV21 Mexhiti tha se nëse dikush futet në atë listë, mbyllet karriera politike e të njëjtit.

“Më vjen keq kjo për zotëri Merkon, që është gjetur aty sepse kemi pasur bashkëpunim në të kaluarën si dy kolegë. Asnjëri nuk e di se kush mund të jetë në listën e zezë amerikane, por mendoj se në momentin që del aty, mbyllet “tefteri” politik dhe duhet të hapet rruga për të tjerët”, deklaroi Izet Mexhiti, deputet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gërkovska thotë se janë pikërisht rastet e mosveprimit të institucioneve si në rastin e Merkos të cilat rrisin mos besueshmërinë e qytetarëve në gjyqësor ndërsa thekson se për menaxhim më efikas korrupsionit në vend është me rëndësi që edhe dënimet të jenë më të larta seç janë tani./TV21/

“Listës së zezë” amerikane pritet t’i shtohen edhe emra tjerë, Gërkovska: Detyra kryesore është e institucioneve tona shkruan Telegrafi.