Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në propozim të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e emëroi Lençe Ristoska për Prokuror Publik për lidhje me eurodrejtësi, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

“Lloga i uroi punë të suksesshme Ristoskas me dëshirë që të vazhdojë kontinuiteti i bashkëpunimit të deritanishëm me Eurodrejtësi-në.

Shpallja nga Prokuroria Publike ishte e hapur nga dhjetori i vitit 2022, në përputhje me nenin 112 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale.

Bashkëpunimi me Eurodrejtësi-në është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga aspekti i luftës me krimin ndërkufitar dhe luftën kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Lloga emëroi Ristoskën për prokurore publike për lidhjet me eurodrejtësinë appeared first on Telegrafi.