
Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pranon lista për këshilltarë që përmbajnë më pak kandidatë nga sa përcaktohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (neni 34), atëherë vepron në kundërshtim të hapur me ligjin dhe bie në përbërje të një vepre penale të rëndë, për të cilën organet përgjegjëse dhe anëtarët përkatës duhet të mbajnë përgjegjësi individuale dhe institucionale, thuhet në reagimin e Krenar Llogës
“Vendimi i Qeverisë VLEN-OBRM-PDUKM (Vendim për përcaktimin e numrit të anëtarëve të këshillave të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 199, datë 26.9.2024) në këtë drejtim është tendencioz, absurd dhe në kundërshtim të plotë me normat juridike pozitive, dhe si i tillë duhet të tërhiqet menjëherë. Çdo akt që cenon standardet e vendosura me ligj në procesin zgjedhor përbën rrezik serioz për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të shtetit.
Cënimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve përfaqëson një nga format më të rënda të shkeljes institucionale dhe ka pasoja të rënda për demokracinë, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.
Për këtë arsye, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të sqarojë pa vonesë këtë çështje dhe të veprojë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore në fuqi, duke garantuar integritetin dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor”, shton Lloga./Telegrafi/
The post Lloga: KSHZ të sqarojë dilemën lidhur me numrin e kandidatëve në listat e këshilltarëve appeared first on Telegrafi.