Ish-ministri, Krenar Lloga sot ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Europë i cili nuk ka letërnjoftim biometrik.

“Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Europë që ende nuk ka letërnjoftime (ID card) biometrike.

Këto dokumente janë lehtësisht të falsifikueshme dhe mund të keqpërdoren sidomos gjatë proceseve zgjedhore (procesi i përgjimeve tregoi një gjë tillë), gjë që cenon rezultatin zgjedhor, ndershmërinë e procesit, por edhe sigurinë e vendit, përfshirë edhe atë të rajonit (duke pasur parasysh lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor përmes letërnjoftimeve).

Nëse ka një urgjencë në vend, ajo është transformimi i të gjithë këtyre dokumenteve personale në biometrike”, shkruan Lloga./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";