Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministri Krenar Lloga vizitoi edhe Laboratorin Qendror për Digjitalizim, të njohur si Qendra e Digjitalizimit të Pasurive të Paluajtshme. Ai u njoh nga afër me metodën dhe fazat e digjitalizimit të dokumenteve, duke filluar nga përzgjedhja e tyre, futja dhe rishikimi, transferimi në laboratorë për digjitalizim, sterilizimi dhe restaurimi, skanimi dhe arkivimi, deri te kontrolli i cilësisë përpara regjistrimit përfundimtar dhe dhënien e një kodi unik për çdo dokument.

Në këtë qendër, trajtohen tapitë e vjetra me gjatësi mbi 3 metra dhe mbi 100 vjet, ndërsa objekti i arkivit qendror ka kapacitet për të digjitalizuar 115 mijë metra dokumente.

Implementimi i këtyre shërbimeve të reja, përfshirë digjitalizimin e dokumenteve të pronës, pagesën elektronike të tatimit në pronë, transferimin elektronik të pronës brenda 60 minutave dhe ndarjen e njësive të banimit brenda disa sekondave, ka lehtësuar funksionimin e një numri më të madh institucionesh. Kjo ka kontribuar në një funksionim më efikas dhe më cilësor të sistemit, duke përmirësuar proceset administrative.

Ministri Lloga shprehu bindjen se përvojat e shkëmbyera gjatë kësaj vizite nga kolegët sauditë do të ndihmojnë në mundësimin e një digjitalizimi të plotë të drejtësisë edhe në vendin tonë. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Lloga: Përvojat nga Arabia Saudite do të kontribuojnë në digjitalizimin e plotë të drejtësisë në vendin tonë appeared first on Telegrafi.