Ambasadori britnaik në vend, Methju Loson i demantoi informatat se me Marrëveshjen për partneritet strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në vend do të ndërtohen kampe për emigrantë.

“Thelbi i këtij partneriteti strategjik janë investimet, rritja e ekonomisë, puna e përbashkët për dobi të ndërsjelltë dhe partneriteti tashmë i shkëlqyeshëm tregtar. Më vjen mirë që vendi u dakordua se do t’i bashkangjitet misionit të përbashkët në raport me emigrantët, por kjo do t’i referohet forcave policore të cilat do të punojnë së bashku, përballja me bandat kriminale, ndarja më e mirë e informatave zbuluese dhe këtë e bëjmë me disa vende evropiane. Nuk bëhet fjalë për atë se do të pranohen emigrantë nga Britania. Ky është partneritet i gjerë në raport me sigurinë, tregtinë, mbrojtjen, investimet. E di se ka shumë spekulime në mediume për këtë temë, por këtu nuk bëhet fjalë për atë”, nënvizoi Loson në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristian Mickoski me rastin e dakordimit të arritur për marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

I pyetur nëse në kuadër të partneritetit strategjik të pritet edhe lehtësim i regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë. ambasadori britanik theksoi se për momentin presionet nga emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar janë me të vërtetë të mëdha, por kjo është diçka për të cilën mund të biseodjmë në suaza të partneritetit strategjik.

“Do të vazhdojmë të flasim për të gjitha këto çështje, por konsideroj se politikisht për ne për momentin është me të vërtetë vështirë kur bëhet fjalë për emigracionin, dhe mu atje reflektohet edhe regjimi i vizave madje edhe me partnerë mjaft të afërt si Maqedonia e Veriut. Por, ky partneritet strategjik vetëm mund të ndihmojë që të thellohen marrëdhëniet, e më pas do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha ambasadori Loson.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Loson: Partneriteti strategjik me RMV-në sjell rritje të investimeve dhe ekonomisë, nuk bëhet fjalë që të pranohen emigrantë nga Britania appeared first on Telegrafi.