Pucko Petrol ka qenë furnizues i preferuar i komunave të udhëhequra nga OBRM-PDUKM-ja për një periudhë të gjatë, vite më parë, thonë nga LSDM.

“Me vetëm tri kontrata të lidhura me komunën e Manastirit, ku kryetar është Konjanovski nga OBRM-PDUKM, në këtë kompani kanë përfunduar gati 240 mijë euro.

Këto janë vetëm 3 nga mbi 170 marrëveshjet e tenderit që komunat dhe institucionet e drejtuara nga OBRM-PDUKM kanë lidhur me Pucko Petrol.

Publiku e di se ky është një biznes që ka lindur në kohën kur OBRM-PDUKM dhe BDI ishin në koalicion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski të dalin para qytetarëve dhe të përgjigjen se sa miliona para publike përmes komunave, ministrive dhe institucioneve të tjera që menaxhojnë kanë përfunduar në Pucko Petrol? – thuhet në komunikatën e LSDM-së.

The post LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.