Partia opozitare LSDM ka akuzuar qeverinë për rritje të inflacionit.

Bogdanka Kuzeska nga LSDM tha se situata do të ishte ndryshe nëse do të pranoheshin propozimet e tyre për pagë minimale prej 500 eurove dhe për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore.

“Të dhënat më të fundit mbi inflacionin tregojnë se, në kundërshtim me premtimet e pushtetit se inflacioni po bie, ai mbetet i lartë dhe po zvogëlon fuqinë blerëse të qytetarëve. Inflacioni vjetor në tetor arriti në 4,5%. Rritja më e madhe, prej 7%, është regjistruar te shpenzimet për ushqime dhe pijet joalkoolike – produktet bazë pa të cilat asnjë familje nuk mund të jetojë. Çmimet vazhdojnë të rriten pa kontroll. Çmimet e pakicës u rritën me 2,8% në tetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja më e madhe është te produktet ushqimore – ushqimi u shtrenjtua me 6,7%, frutat dhe perimet me 4,3%”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";