Skandali me sondazhet e rreme dhe dokumentet nga plani operativ i OBRM-PDUM-së hap një tjetër aspekt, që lidhet drejtpërdrejt me procesin zgjedhor, akuzojnë sot nga LSDM.

“Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, figuron si përgjegjës, së bashku me persona të tjerë, për votuesit e pavendosur, për sigurimin e listës zgjedhore”, thotë deputetja e LSDM-së, Daniela Nikollava.

Sipas të gjitha rregullave ligjore, theksojnë nga atje, kryetari i KSHZ-së nuk mund dhe nuk guxon të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në aktivitetet parazgjedhore të asnjë partie.

“Ky është një dyshim i arsyeshëm për vepër penale. Presim përgjigje nga kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski”, tha Nikollava./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM: Dashtevski nga KSHZ në dokumentet partiake të OBRM-PDUM-së është krim potencial shkruan Telegrafi.