LSDM akuzon deputetët e OBRM-PDUKM-së se me porosi të Mickoskit po tentojnë të nxisin tensione dhe incidente, që të mbrojnë krimin.

Nga atje thonë se çdoherë kur Kuvendi debaton për ligjin për gjyqësi, deputetët e OBRM-PDUKM-së janë nervoz, destruktiv, nxisin tensione, i dhunojnë deputetët dhe të punësuarit në Kuvend, ndërsa shpesh tentojnë edhe të provokojnë dhe të bëjnë sulme fizike.

“Publiku është i bindur se OBRM-PDUKM është fajtori që e shkaktoi incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane, por kjo nuk është hera e parë. Paraprakisht, deputetët e OBRM-PDUKM-së janë sjellë në mënyrë arrogante dhe të vrazhdë si ndaj Komisionit për Sistemin Politik dhe Komisionit për Arsim, kur kryetarët e komisioneve janë sulmuar fizikisht nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM i kalon të gjitha kufijtë e normalitetit dhe mirësjellje, por ta dinë se kotë po krijojnë tensione, përgjegjësi për çdo krim do të ketë, krimi nuk mbrohet me shkatërrimin e Kuvendit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së me porosi të Mickoskit tentojnë të krijojnë tensione dhe incidente shkruan Telegrafi.