Deputetët e LSDM-së dhe Koalicionit sot paraqitën nismë për formimin e një Komisioni Hetimor për tragjedinë në Koçan, të cilës iu bashkuan edhe deputetët e “Të Majtës”, ndërsa ishte edhe pjesë e kërkesave të familjeve të të vdekurve dhe të lënduarve, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Komisioni hetimor duhet të përcaktojë të gjithë të vërtetën, si dhe në çfarë mënyrë u kërcënua siguria e të pranishmëve në objektin në Koçan, të përcaktojë dështimet institucionale, shkeljet e dispozitave ligjore dhe të gjejë përgjegjësinë politike.
Bazuar në gjetjet, deputetët propozojnë që Komisioni Hetimor të përgatisë dhe të paraqesë në Kuvend një raport më së voni një muaj pas përfundimit të punës.
U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve nga të gjitha partitë politike që ta mbështesin këtë nismë, të marrin pjesë aktive në proces dhe që Kuvendi të formojë Komisionin Hetimor sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojë me punë
