Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse do të zgjidhet një qeveri e re antidemokratike, anti-Prespë, anti-NATO-s dhe anti-BE-së, nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi, reagojnë nga LSDM ndaj njoftimeve të sotme të OBRM-PDUKM.

“Informacionet që dolën dje në opinion, se disa nga deputetët që kanë firmosur janë keqpërdorur, thonë se për çfarë “parimesh” bëhet fjalë. Me partnerët që janë kundër NATO-s, që janë kundër Marrëveshjes së Prespës, që janë kundër konceptit të një shoqërie për të gjithë, kundër anëtarësimit në BE, agjenda e Mickoskit është e qartë. Nuk ka ide politike, nuk ka vlera, nuk ka parime politike, nuk ka platformë, Mickoski ka vetëm një dëshirë për pushtet.

Konflikti i pikëpamjeve, konflikti i politikave dhe konflikti i vlerave të të gjitha këtyre subjekteve politike nuk mund të japin asgjë për interesin e qytetarëve, as për interesat kombëtare të shtetit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

LSDM: Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Mickoski do të mund të bëjë shumicë të re shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";