LSDM: Grante për bujqit e rinj, paguhen menjëherë pas lidhjes së kontratës për mbështetje deri në 40%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga LSDM sot informuan se këtë vit fillon paradhënia e granteve të destinuara për bujqit e rinj. Qëllimi është rritjen e prodhimit vendas. Parashikohen subvencione më të larta për prodhuesit e drithërave, subvencionohet vaji për makineri bujqësore, subvencionohet blerja e plehrave artificial dhe njëkohësisht në dispozicion të fermerëve vihet e gjithë toka bujqësore shtetërore.

“Nga ky vit, bujqit e rinj që do të aplikojnë për grant do të paguhen menjëherë pas lidhjes së kontratës për mbështetje financiare deri në 40%. Grantet realizohen përmes Programit për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural, përmes masës 112, ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e veprimtarisë në bujqësi, ku ndahet granti prej 10,000 euro dhe masa 113, mbështetje për nxitjen e prodhimit bujqësor, me grant prej 20,000 euro.”- deklaroi Goce Georgievski, LSDM.

The post LSDM: Grante për bujqit e rinj, paguhen menjëherë pas lidhjes së kontratës për mbështetje deri në 40% appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy