LSDM përmes një komunikate reagoi ndaj deklaratës së Mickoskit për pagën minimale duke thënë se në kohën kur partia e tij qeveriste, punëtorët fitonin 8.900 denarë.

“OBRM-PDUKM është partia e cila është kundër punëtorëve. Gruevski dhe Mickoski e promovonin vendin tonë si parajsë për fuqinë e lirë punëtore dhe sot Mickoski pa turp thotë se mbështesin pagën minimale”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se ekonomistët e Mickoskit publikisht kundërshtojnë rritjen e pagës minimale dhe se Trajko Sllaveski dhe Danella Arsovska janë në frontin kundër rritjes së pagës minimale.


Mickoski: OBRM-PDUKM do ta mbështesë rritjen e pagës minimale
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po ashtu OBRM-PDUKM gjatë 4 viteve ka bllokuar të gjitha ligjet që ishin në interes të rritjes së të hyrave për qytetarët. E bllokoi rritjen e pagave të mjekëve dhe mbështetjen financiare në kohë krize. LSDm e rriti pagën minimale dhe vetëm për 4 vjet e gjysmë kemi dyfish rritje të pagës minimale”, theksojnë nga LSDM./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM i reagon Mickoskit: Në kohën e OBRM-PDUKM-së punëtorët kishin 8.900 denarë pagë shkruan Telegrafi.