Agresioni kundër Ukrainës është kërcënim për paqen evropiane dhe botërore, por edhe për ekonominë globale, në këtë drejtim, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja është duke i monitoruar ndryshimet në tendencat ekonomike dhe pasojat e situatës së re, thonë nga LSDM.

“Institucionet, shteti janë të gatshëm t’u përgjigjen të gjitha sfidave të reja në fushën e ekonomisë dhe energjetikës, për të mbrojtur ekonominë e brendshme dhe gjendjen financiare të qytetarëve.

Ne si palë përgjegjëse, përmes institucioneve që drejtojmë do të bëjmë gjithçka, pasojat e konfliktit në Ukrainë në ekonominë vendase të jenë sa më të vogla dhe sa më të dobëta”, theksojnë nga LSDM./Telegrafi/

LSDM: Institucionet dhe shteti janë të gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave ekonomike shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";