Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se Gordana Siljanovska Davkova nuk e ka mbështetjen e qytetarëve për shkak se OBRM-PDUKM nuk ka nënshkrime të vlefshme për të.

Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, sot në konferencë për shtyp tha se Siljanovska-Davkova kandidaturën e saj e ka parashtruar me nënshkrimin e deputetëve e jo me nënshkrimin e qytetarëve.

“OBRM-PDUKM nuk ka mbledhur nënshkrime të vlefshme ligjore për kandidaten e tyre për presidente, Gordana Siljanovska Davkova. OBRM-PDUKM-ja kandidaturën për Siljanovskën në KSHZ e ka parashtruar me nënshkrime deputetësh e jo me nënshkrime të qytetarëve. Dukshëm OBRM-PDUKM siç i kurdis anketat, dëshiron që t’i kurdis edhe nënshkrimet, e kur e kanë kuptuar se do të kontrollohet legaliteti i çdo nënshkrimi, nuk i kanë parashtruar”, tha Bodganka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

The post LSDM: Kandidatja e OBRM-PDUKM-së nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, kandidaturën e ka dorëzuar me nënshkrimin e deputetëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";