Për shkak të paaftësisë dhe shpërdorimi të parave publike nga OBRM-PDUKM dhe Danella Arsovska, Qyteti i Shkupit është me xhirollogari të bllokuar dhe po përballet me falimentim.

Ky fakt është edhe më shkatërrues, sepse në një vit e gjysmë që OBRM-PDUKM e udhëheq Qytetin, nuk është realizuar asnjë, e theksoj, asnjë projekt kapital.

“Veç kësaj, ndërmarrjet publike mezi funksionojnë, transporti publik po rënohet dhe për disa kohë nuk funksionoi as administrata e qytetit sepse nuk kishin mjete elementare të funksionimit.

Qytetarët duhet të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre. Bëhet fjalë për së paku 100 milionë euro nga buxheti i rregullt, por edhe 13 milionë euro shtesë që administrata e mëparshme e qytetit të LSDM-së i la në arkën e qytetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prandaj sot parashtrojmë iniciativë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit në të cilën do të diskutohet për gjendjen e rëndë financiare në qytet.

OBRM-PDUKM, e cila ka shumicën në Këshill, të inkurajohet përmes kryetarit të Këshillit, Trajko Slavevski, që vjen nga radhët e tyre, që sa më shpejt të caktohet seancë, sepse rreziku i falimentimit të qytetit po bëhet më të mëdha çdo ditë”, deklaroi Libica Jançeva./Telegrafi/

./Telegrafi/

LSDM: Kërkojmë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit për gjendjen financiare në Qytetin e Shkupit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";