LSDM kërkon nga OBRM-PDUKM-ja të tregojë solidaritet dhe të mbështes propozim ligjin e dorëzuar për të dëmtuarit nga Koçani. Qëllimi i këtij propozim ligji siç thonë nga LSDM, është të mbështeten të gjithë familjarët dhe të lënduarit në tragjedinë në Koçan. Ligji parasheh mbështetje financiare për familjet, mbështetje për personat e lënduar, mbështetje në arsim për fëmijët që mungojnë në mësim, mbrojtje shëndetësore dhe sociale.

Por OBRM-PDUKM këtë propozim ligj e quan hipokrizi dhe tallje me popullin.

Sipas OBRM-PDUKM-së, LSDM nuk ka të drejtë të propozojë një ligj të tillë sepse ishte shkaktare e shumë tragjedive të tjera sikurse Besa Trans, Llaskarca, Spitali Modular, Onkologjia dhe tragjedi të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Hipokrite dhe përqeshje me popullin në fytyrë është kur LSD dhe Filipçe dorëzojnë ligj për Koçanin, kjo është njëlloj sikur të dorëzonin për spitalin modular apo për kthimin e emrit. LSD dhe Filipçe shtatë vjet ishin në pushtet në Maqedoni. Shtatë vjet e shkatërruan shtetin deri në shkallë të mos njihet më. LSD dhe Filipçe janë arsyeja e sistemit të shkatërruar”, tha Valentin Manasievski – OBRM-PDUKM.

The post LSDM kërkon nga OBRM-PDUKM të mbështesë propozim ligjin e dorëzuar për të dëmtuarit nga Koçani appeared first on Telegrafi.