LSDM kritikoi ashpër Qeverinë pas publikimit të projeksioneve të fundit nga Banka Botërore, sipas të cilave ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të rritet vetëm me 2,6% në vitin 2025 – më pak se çdo vend tjetër në Ballkanin Perëndimor.

Sipas LSDM-së, rënia e prodhimit industrial, likuiditeti i dobët i kompanive, zbatimi i ngadaltë i investimeve publike dhe rritja e çmimeve po e frenojnë zhvillimin ekonomik.

Nga LSDM theksojnë se masat e qeverisë janë të pamjaftueshme dhe të bazuara më shumë në dëshira politike sesa në realitetin ekonomik, ndërsa thekson se edhe rritja e parashikuar prej 2,6% nuk do të ndjehet nga qytetarët për shkak të inflacionit dhe fuqisë së ulët blerëse.

“Мe këtë rishikim në ulje të projeksioneve, Banka Botërore sinjalizon se ekonomia e vendit aktualisht nuk tregon dinamikë që do të mund të mbështesë një normë rritjeje mbi 3%. Në një kontekst të tillë, projeksionet për 3,7% apo madje edhe 4%, të cilat i dëgjojmë nga disa përfaqësues qeveritarë, ngjasojnë më shumë me supozime sesa me fakte të nxjerra nga analiza ekonomike”, tha Bytyqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Maqedonia e fundit në rajon për nga rritja ekonomike appeared first on Telegrafi.