Partia maqedonase në pushtet thotë se masat dhe politikat e Qeverisë së udhëhequr nga ata për uljen e çmimeve po japin rezultat.

“Me masat për çmim “të garantuar”, 25 kategori të produkteve ushqimore bazë nga industria e furrës, qumështit dhe mishit, janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës.janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës. Çmimet e shitjes me pakicë janë në rënie, veçanërisht ato që mbulohen nga vendimi i qeverisë, ndërsa ka të dhëna se çmimet janë në rënie edhe në kategoritë e tjera të produkteve”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, këto masa për uljen dhe ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e standardeve të qytetarëve.

“Inflacioni është ulur me dy të tretat nga kulmi i tij në tetor 2022 nga 19.8 për qind, në 6.6 për qind në tetor 2023. Kjo është norma më e ulët e inflacionit në 20 muajt e fundit”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Masat për uljen e çmimit po funksionojnë, inflacioni po ulet appeared first on Telegrafi.