Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se Mickoski me muaj ka gënjyer dhe frikësuar opinionin se çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 30-40%.

“Sot, me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i energjisë elektrike u rrit për 9.48%, që është për tre deri katër herë më pak se gënjeshtrat e Mickoskit partisë së tij”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas tyre LSDM në kohë ka ndërmarrë hapa në energjetikë dhe ka arritur ta mbrojë standardin e qytetarëve.

“Me aktivizimin e gjithë kapaciteteve, rritja e prodhimit të energjisë elektrike vendore, shteti nuk lejoi shtrenjtimi i rrymës elektrike të jetë drastik dhe të krijojë shtrenjtim të madh”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mickoski: Shtrenjtimi i rrymës është rezultat i punës së papërgjegjshme të kompanive shtetërore energjetike

Ata shtojnë se shteti po ndërmerr masa për të ndihmuar kategoritë e rrezikuara përmes ndihmës financiare, përkatësisht përmes vauçerëve për energji elektrike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qytetarët duhet të jenë të qetë, LSDM dhe institucionet janë këtu për ta mbrojtur dhe përparuar standardin jetësor pa dallim të sfidave globale energjetike”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski gënjente dhe frikësonte opinionin se rryma do të shtrenjtohet për 30-40% appeared first on Telegrafi.