Qeveria nuk heq dorë nga rritja e pagave të funksionarëve për 78%, por do të punojë që ato të mos rriten në të ardhmen. Me përllogaritjen e re, funksionarëve në janar u takon rritje të re që lëviz nga 130 deri 330 euro.

Tani për tani është e pasigurt nëse kjo do të realizohet përmes ndryshimeve ligjore në Kuvend.

Nga ana tjetër opozitarja LSDM akuzoi se Mickoski i opozitës nuk e njeh Mickoskin që është në pushtet.

“Në një intervistë për Televizionin Sitel më 17 gusht 2023, Mickoski u premtoi qytetarëve se do t’i rishikojë dhe ulë pagat e nëpunësve shtetërorë nëse qytetarët i besojnë, për çka do të propozojnë edhe ligj të veçantë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tani Mickoski është kryeministër, kanë kaluar 4 muaj që kur është në krye të qeverisë, nuk flet asnjë fjalë për uljen dhe rishikimin e premtuar të pagave të zyrtarëve. LSDM pret që Mickoski të përmbushë premtimin e tij për uljen dhe rishikimin e pagave të zyrtarëve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski nuk e thotë asnjë fjalë për uljen e pagave të zyrtarëve appeared first on Telegrafi.