Hristijan Mickoski është në lëvizje për të vendosur nëse është për BE apo për izolim, pasi ministrat nga BDI kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pasi deputetët e OBRM-PDUKM-së të votojnë për amendamentet kushtetuese, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Me këtë dhe me vendimet e miratuara paraprakisht të Bordit Qendror të LSDM-së, janë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Mickoski që OBRM-PDUKM t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në procedurë parlamentare, janë shpallur publikisht dhe pasi përmbajtja e tyre bëhet publike, askush, përfshirë edhe Mickoskin, nuk ka asgjë kundër ndryshimeve të tilla.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës evropiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me votën për Evropën në Kuvendin e Maqedonisë, Mickoski dhe OBRM-PDUKM mund të tregojnë se janë vërtet për agjendën evropiane, se agjenda evropiane është gjithashtu maqedonase, në vend që të ngecë dhe të bllokojë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski të vendos është për BE apo izolim appeared first on Telegrafi.