Partia opozitare maqedonase në pushtet LSDM, thotë se nëse OBRM-PDUKM-ja nuk e voton qeverinë teknike dhe nuk i përkrah propozimet e veta për qeveri teknike, atëherë nuk ka arsye pse të votojnë as deputetët e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se nëse propozimet e opozitës nuk e meritojnë mbështetjen e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, nuk ka bazë për ta kërkuar atë nga deputetët e tjerë.

“Në një rast të tillë, pozitat në Qeverinë teknike të OBRM-PDUKM-së duhet të mbeten bosh, dhe mandatari të propozojë një Qeveri në të cilën ato pozita do të jenë të paplotësuara”.

“Sipas ligjit, OBRM-PDUKM si të gjitha partitë e tjera politike që kanë ministra në qeverinë teknike, duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe të votojnë për atë qeveri”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Nëse OBRM-PDUKM nuk i mbështet propozimet e veta për qeverinë teknike, nuk do ta bëjmë as ne appeared first on Telegrafi.