Nuk është e drejtë për qytetarët ose shtetin kur ish-presidentët nga koha e tranzicionit dhe regjimit flasin për krimin dhe korrupsionin, ndërsa nuk treguan asnjë hap kundër korrupsionit në kohën kur ata supozohej t’i shërbenin popullit, thonë nga LSDM , për ish-presidentët Branko Crvenkovski dhe Gjorge Ivanov, të cilët sot shprehën kritika në adresat e tyre me ftesë të ASHAM.

“Sot, publiku ishte dëshmitar i një sjelljeje propagandistike të ish-presidentëve të vendit. Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshja Kornizë janë marrëveshjet më të rëndësishme që sollën në jetë integrimin e Maqedonisë, konfirmuan dhe forcuan identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Shteti i Maqedonisë jeton dhe do të jetojë dhe nuk do të vdesë me kredi, dhe nëse dikush e dëshiron këtë, ne i themi që të mendojë para se të veprojë, mbi të gjitha për hir të popullit tonë dhe për hir të së ardhmes së të gjithë fëmijëve tanë.

Qytetarët me votën e tyre, para, sot dhe në të ardhmen, tregojnë me saktësi rrugën që po zhvillon Maqedonia e Veriut”, thuhet në reagimin e LSDM -së.

Crvenkovski sot tha se në një vend të korruptuar nuk ka barazi para ligjit, nuk ka drejtësi, nuk ka besim në gjyqësorin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në një vend të korruptuar nuk ka ekonomi të drejtë tregu ku cilësia do të vendosë, jo “lubrifikim aty ku duhet”. Në Maqedoni nuk është e mundur të ndërtohet një konsensus për ndonjë çështje strategjike të rëndësishme. Partitë politike nuk e shohin njëra-tjetrën si konkurrente, por si armiq që duhet të shkatërrohen pa zgjedhur mjete”, tha Crvenkovski./Telegrafi/

LSDM: Nuk është e drejtë që Crvenkovski dhe Ivanov të flasin për krimin dhe korrupsionin, ndërsa nuk treguan hapa për t’a ndaluar atë shkruan Telegrafi.