Partia maqedonase në pushtet LSDM i bën thirrje OBRM-PDUKM-së që ta mbështesë dhe votojë qeverinë teknike, bashkë me propozimet e kësaj partie për funksionet në ekzekutiv.

Nga LSDM thonë se nuk ka shembull në botë ku një parti politike merr pjesë në Qeveri, por nuk e mbështet të njëjtën.

“Nëse OBRM-PDUKM nuk i mbështet propozimet e veta për qeveri teknike dhe nuk dëshiron t’i votojë ato, nuk ka arsye për t’u kërkuar të tjerëve që ta bëjnë këtë. Nëse deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk i votojnë propozimet e partisë së tyre, nuk do t’i votojnë as deputetët e LSDM-së e as deputetët e partive tjera nga shumica. Nuk ka përvojë dhe shembull në botë që një parti politike të marrë pjesë në një Qeveri dhe në të njëjtën kohë të mos e mbështesë atë Qeveri”.

Sipas ligjit, OBRM-PDUKM, si të gjitha partitë e tjera politike që kanë ministra në qeverinë teknike, duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe të votojnë për atë qeveri”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: OBRM-PDUKM-ja ta mbështesë qeverinë teknike appeared first on Telegrafi.