Partia maqedonase në opozitë thotë se “Maqedonia e Veriut pas një viti të qeverisjes së udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe Timço Mucunski, situata ndërkombëtare është katastrofike”.

Nga LSDM thonë se RMV nga një vend që hapi negociatat me BE-në me gjuhë dhe identitet maqedonas të mbrojtur, sot është shndërruar në një pikë të padukshme në hartën evropiane dhe botërore dhe me rrugën evropiane të bllokuar plotësisht.

“Ky është rezultat i qeverisjes së OBRM-PDUKM dhe Timço Mucunskit. Qeveria jo vetëm që dështoi të përmbushë premtimet e saj, por gjithashtu e ktheu prapa pozicionin e vendit në nivel ndërkombëtar dhe e bllokoi vendin, duke i lënë të rinjtë pa perspektivë. Qeveria premtoi një kornizë më të mirë negociuese, një pozicion më të mirë. Në vend të kësaj, bllokoi plotësisht rrugën evropiane. Maqedonia është e bllokuar, e izoluar dhe e lënë pas të gjithëve në rajon. Pas Shqipërisë, pas Malit të Zi”.

“Në 1 vit të qeverisjes së OBRM-PDUKM, Maqedonia nuk ka pasur asnjë sukses ndërkombëtar, asnjë sukses shtetëror ndërkombëtarisht. Nuk ka asgjë. Na është dhënë një shuplakë historike në Parlamentin Evropian nga partitë simotra të OBRM-PDUKM. Nuk kemi as investimet e premtuara nga SHBA-ja, por qeveria ka marrë një rritje prej 33% të tarifave doganore. Qeveria nuk ka strategji, as plan, as busull. Nuk e di se ku po shkon ose ku po e çon vendin”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Pas një viti qeverisje nga OBRM-PDUKM, Maqedonia është poshtëruar dhe bllokuar ndërkombëtarisht appeared first on Telegrafi.