Nga LSDM thuhet se Hristijan Mickoski ose nuk ka njohuri ose me vetëdije është duke thënë të pavërteta për Çebrenin dhe flet për disa skandale.

“Është skandal që Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe PDUKM -ja në vitin 2013 ia kanë dhënë Tikvesh investitorit privat saktësisht 3 muaj pas marrjes së aprovimit për ndërtimin i hidrocentrali “Vrutok” Chebren.Ndërsa LSDM-ja me një ndërhyrje në Vendimin për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit, 3 muaj pas vënies në punë të hidrocentrali të Çebrenit e fut Tikveshin në kompani të përbashkët.

Është një ndryshim thelbësor dhe i madh. Domethënë, ishte Qeveria e PDUKM -së dhe Nikolla Gruevski, të cilit Mickoski ishte këshilltar për energjetikë, donin t’i jepnin 100 milionë euro investitorit privat. Është mirë që Mickoski në mënyrë indirekte e pranon këtë, por duhet t’u kërkojë falje qytetarëve dhe të tregojë të vërtetën ashtu siç është në të vërtetë, sepse pritet ta dijë si këshilltar për energji dhe si ish-drejtor i kompanisë elektrike e Maqedonisë. PDUKM shpalli 11 herë tenderë për realizim për Chebren dhe dështoi

LSDM-ja bëri një procedurë të suksesshme me të cilën do të realizohet ky projekt i madh dhe domethënës me vlerë mbi 1 miliard euro dhe kompanisë elektrike e Maqedonisë do të jetë pronar i 33%, kështu që paratë për investimin duhet të sigurohen në tërësi nga partneri privat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me ndërtimin e Chebren-it po rritet pavarësia energjetike e vendit dhe po bëhet një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në deklaratën e partisë. /Telegrafi/

The post LSDM: PDUKM u përkul para Tikveshit dhe LSDM kërkon fillimisht realizimin e Chebrenit që kurseu 100 milionë euro appeared first on Telegrafi.