Partia maqedonase në pushtet LSDM, në zgjedhjet lokale për 104 vota ka humbur në katër komuna. Rezultatet e zgjedhjeve lokale u vlerësuan si të dobëta, ndërsa si pasojë e tyre, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, dha dorëheqje.

Në Komunën e Koçanit kandidati i LSDM-së Nikollço Iliev (8.618 vota), humbi kundrejt kandidatit të OBRM-PDUKM-së Ljupço Papazov (8.697 vota), me vetëm 16 vota dallim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Komunën e Vasilevës Sllave Andonov nga OBRM-PDUKM, fitoi ndaj kryetarit aktual të komunës nga radhët e LSDM-së Marjan Janev, me rezultat 3.332 – 3.306, ose me dallim prej 26 votave.

Në Konçe kandidati i LSDM-së Bllagoj Iliev, humbi për 23 vota nga kundërkandidati i tij, Boshko Cvetkovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në Komunën e Llozovës, LSDM ka humbur me 39 vota dallim, nga OBRM-PDUKM.

Sipas këtyre rezultateve, LSDM për 104 vota më pak, i ka humbur katër komuna me të cilat ka udhëhequr katër vitet e kaluara./Telegrafi/

The post LSDM për 104 vota ka humbur në katër komuna në rrethini e dytë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";