Nga LSDM përmes një komunikate kanë reaguar duke thënë se OBRM-PDUKM e partizon dhe politizon grevën e SASHK, dhe kjo dëmton mësimdhënësit dhe nxënësit.

“Kjo është e njëjta parti që shkatërroi arsimit. Në kohën e tyre mësimdhënësit nënçmoheshin, kërcënoheshin dhe ishin në presion të vazhdueshëm”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se në arsim gjatë tre viteve janë rritur pagat për mbi 21%, ndërsa OBRM-PDUKM për 11 vite rriti pagat për 4%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me dialog në arsim do të rriten pagat dhe do të ketë metodologji e ri për rritje të vazhdueshme të pagave, por mësimi duhet të vazhdojë dhe SASHK duhet t’i lëshojë nxënësit dhe të dëshmojë se nuk është agjendë politike”, thponë nga LSDM./Telegrafi/

LSDM: Politizimi i grevës së SASHk nga OBRM-PDUKM është në dëm të mësimdhënësve shkruan Telegrafi.